Sat, Apr 18, 2026

VIDEO/ Gripshi lë gjurmë me Rubin Kazan, asist në kampionat

VIDEO/ Gripshi lë gjurmë me Rubin Kazan, asist në kampionat
  • PublishedApril 18, 2026

Rubin Kazan barazoi 1-1 ndaj Akron, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin rus. Mesfushori kuqezi Nazmi Gripshi dhuroi asist te Rubin Kazan, në rastin e golit të Nikita Lobov.

Pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.1. me 28-vjeçarin që luajti minutat e plota. Në këtë takim, te Rubin Kazan u aktivizua edhe sulmuesi Mirlind Daku.

Në 7 ndeshjet e para me Rubin Kazan, Gripshi është impenjuar në 7 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Kujtojmë që ai u transferua nga radhët e kazakëve të Astanës.