Liverpool, lojtari drejt rinovimit të kontratës
Ibrahima Konate mund të vijojë të qëndrojë te Liverpool. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi është shprehur se është pranë rinovimit me The Reds.
“Kemi folur me klubin dhe jemi afër një marrëveshjeje. Mendoj se të gjithë e dëshironin këtë për aq kohë sa të ishte e mundur, por jemi në një rrugë të mirë… jemi duke e bërë”, u shpreh Konate. Në këtë sezon, ai ka luajtur 31 ndeshje. Për të, ky është edicioni i pestë te Liverpool. Në shtëpinë e gjigandëve anglez ka disa çështje të hapura, të cilat presin zgjidhje.
