Tue, Apr 21, 2026

Po “shkëlqen” me Newcastle, Bayern Munich “hedh sytë” nga Anthony Gordon

Po “shkëlqen” me Newcastle, Bayern Munich “hedh sytë” nga Anthony Gordon
  • PublishedApril 21, 2026

Bayern Munich vijon të kërkojë përforcime në Premier League dhe ka vënë në fokus anësorin e Newcastle United, Anthony Gordon. Klubi anglez kërkon rreth 86 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shifër e lartë që pasqyron formën e mirë të tij këtë sezon dhe interesin nga disa skuadra të mëdha europiane.

Megjithatë, situata te Newcastle mbetet e paqartë, mes rezultateve jo bindëse dhe pasigurive për pjesëmarrjen në kupat europiane, faktorë që mund të ndikojnë në të ardhmen e Gordon. Kapiteni i “Qymyrxhinjve” ka realizuar 6 gola e ka dhuruar 2 assite në 26 javë në Premier League, ndërsa ka shkëlyqer në Uefa Champions League duke realizuar plotë 10 gola. Bayern po ndjek nga afër zhvillimet, në përpjekje për të sjellë një tjetër emër cilësor nga kampionati anglez.