Tue, Apr 21, 2026

VIDEO/ Inter “i çmendur” pret biletën për në finale, përmbysje e madhe në Kupën e Italisë

VIDEO/ Inter “i çmendur” pret biletën për në finale, përmbysje e madhe në Kupën e Italisë
  • PublishedApril 21, 2026

Inter është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit triumfuan 3-2 ndaj Comos, në një ndeshje tipike për këtë skuadër, një sukses i arritur me përmbysje.

Ekipi i Fabregas shënoi dy herë me Baturina dhe Cunha, duke të dhënë përshtypjen se do jenë ata që do kualifikohen. Nuk ndodhi kështu, pasi Interi ktheu gjithçka në favorin e vet me dopietën e Calhanoglu dhe golin e Sucic.

Inter luan në finale ndaj fituesit të Lazio-Atalanta.