Jona Spahiu ironizon shikueshmërinë e fotos së Mateos dhe Brikenës: A po jetojmë në simulim?
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish banoret e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendje jo vetëm për pozën e tyre, por edhe për shifrat e larta të ndërveprimeve.
Fotoja ka grumbulluar dhjetëra mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit. Por ajo që ra më shumë në sy ishte komenti i moderatores dhe bloggeres se njohur Jona Spahiu, e cila reagoi me ironi për shikueshmërinë e lartë.
“Me fal, a jam vetëm unë apo kjo që po jetojmë duket më shumë si simulim sesa realitet?”, shkruan ajo, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e shifrave në rrjete sociale, gje qe po perhapet rendom ne shume profile, perfshire edhe ne ato te te famshmve.
Komenti i saj ka hapur menjëherë debat mes ndjekësve, ku disa bien dakord me këtë perceptim, ndërsa të tjerë e shohin si një reagim të tepruar ndaj suksesit në rrjet për çiftin.

Ndërkohë, video e Mateos dhe Brikenës vazhdon të marrë vëmendje dhe të qarkullojë gjerësisht online, ashtu sikurse edhe fotot e videot e tjera. Kujtojme se pas BBVA, cifti ka deklaruar se kane vijuar lidhjen e tyre mirepo pa dhene shume detaje per publikun.
