Fri, Apr 24, 2026

Procedohet Qemal Dedja! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh

Procedohet Qemal Dedja! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh
  • PublishedApril 24, 2026

Procedohet Qemal Dedja! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke çuar në nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Qemal Dedja, 57 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, Dedja dyshohet se, në cilësinë e administratorit të një subjekti ndërtimor, ka vijuar punimet për ndërtimin e një pallati edhe pse leja e ndërtimit ishte pezulluar nga autoritetet përkatëse.

Po ashtu, ndaj tij rëndojnë dyshime për mashtrim ndaj qytetarëve. Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet të ketë falsifikuar nënshkrimet e disa personave, me qëllim lidhjen e kontratave për shitjen e apartamenteve në objektin në ndërtim.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.