Tue, Apr 28, 2026

Emrat/ Sërish ndryshime në polici, nga Altin Lila tek Alfred Cenaj

Emrat/ Sërish ndryshime në polici, nga Altin Lila tek Alfred Cenaj
  • PublishedApril 28, 2026

Emrat/ Sërish ndryshime në polici, nga Altin Lila tek Alfred Cenaj

Janë ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke prekur drejtues në komisariate dhe në drejtoritë e kufirit në disa qarqe të vendit.

Sipas burimeve, Alfred Cenaj është emëruar shef komisariati në zonën e njohur si “2-shi”, një nga strukturat me rëndësi në kryeqytet.

Ndërkohë, lëvizje janë bërë edhe në drejtimin e policisë kufitare. Arbër Zemani largohet nga posti i drejtorit të kufirit në Shkodër për të marrë detyrën e drejtorit të kufirit në Vlorë.

Po ashtu, Altin Lila është emëruar drejtor i kufirit në Durrës, ndërsa Agim Basha do të mbajë postin e drejtorit të kufirit në Shkodër.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit dhe synojnë rritjen e efikasitetit në menaxhimin e rendit dhe sigurisë, si dhe forcimin e kontrollit në pikat kufitare të vendit.