Wed, Apr 29, 2026

VIDEO/ Mitaj titullar, dhuron asist në Arabinë Saudite

VIDEO/ Mitaj titullar, dhuron asist në Arabinë Saudite
  • PublishedApril 29, 2026

Al Ittihad triumfoi 0-2 ndaj Al Taawon, në ndeshjen e kampionatit arab. Protagonist në këtë takim për Al Ittihad ishte edhe Mario Mitaj, i cili dhuroi asist për golin e parë, atë të Aouar.

Një top i dërguar nga Mitaj u shfrytëzua në maksimum nga Aouar, i cili dërgoi topin në rrjetë. Lojtari i kombëtares luajti 90 minuta dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.6.

22-vjeçari po luan sezonin e dytë te Al Ittihad. Deri më tani, ai është impenjuar në 16 ndeshje.