Mon, May 4, 2026

Spektakli i sportit kulmon në Maj vetëm në DigitAlb

Spektakli i sportit kulmon në Maj vetëm në DigitAlb
  • PublishedMay 4, 2026

Muaji Maj troket në DigitAlb/SuperSport e së bashku me të vjen edhe spektakli, në javët e përballjet që vendosin gjithçka, dhe me një çmim prej 10 mijë lekë më të ulët nga çmimi zyrtar.

  • foto galeri

Magjia e futbollit, adrenalina e garave në Formula 1 e Moto GP, turnetë e Tenisit, përballjet titanike në UFC, spektakli i NBA dhe bukuria e Çiklizmit: Turi i Shqipërisë, e po ashtu edhe duelet me vendimtare nga bota e volejbollit, për të shijuar gjithçka nga mbyllja e një sezoni të jashtëzakonshëm.

Emocionet që ndalin frymën, netët që shkrujanë histori!

Në tokën e futbollit, në Angli ankthi ndizet me garën e titullit në distancë midis Arsenalit e Manchester City, e po ashtu me finalen e madhe të FA Cup, më 16 Maj në Wembley, aty ku City e Chelsea do të diskutojnë trofeun më të vjetër të futbollit botëror.

  • foto galeri

Në Spanjë, Barcelona kërkon titullin e 29-të në histori, ndërsa gjithçka do të ndalojë për 90 minuta, mbrëmjen e 10 Majit në duelin e ëndrrave, në El Classicon e fundit të sezonit.

  • foto galeri

Në Itali…asgjë nuk falet. Titulli, Europa dhe krenaria do të vendosen deri në sekondat e fundit, e më 13 Maj, Lazio do të sfidojë Interin në finalen e Madhe të Kupës së Italisë.

Ethet e fund sezonit do të mbajnë Francën të mbërthyer fortë, me titullin që diskutohet në aksin Paris-Lens, e më sfidën finale të Coupe de Francë më 22 Maj, me fundin e rrugëtimit që do të vendosë përballë Lens dhe Nice.

Me titullin në kasafortë, Gjermania e Bayern Munich kthejnë sytë e fokusin te Kupa e Gjermanisë, me finalen e madhe të 23 majit aty ku bavarezët i pret Stuttgarti.

Maji është muaji ku lindin kampionët dhe ku emrat gdhenden në përjetësi, UEFA Champions League do të ndezë e do të vendosë në lëvizje një kontinent të tërë, me gjysmëfinalet e kthimit e me emocionet që do të prekin kulmin, me finalen e madhe mbrëmjen e 30 Majit në Budapest.

UEFA Europa League pret të mësojë fituesin e ri, me rrugëtimin emocionues që është drejt fundit, për të shijuar magjinë e finales më 20 Maj në Stamboll, e gjithashtu UEFA Conference League do të mbyllë rrugëtimin e saj në Leipzig, më 27 Maj.

  • foto galeri

Kategoria Superiore premton dramë deri në sekondat e fundit, me betejën e mbijetesës, Final 4 dhe sfidën finale të Kupës së Shqipërisë.

Spektakli vazhdon me fazat finale edhe në kampionatet e tjera, si: Eredivisie, Superliga Turke, Kampionati Grek dhe ai zvicerian, e me Saudi Pro League që premton spektakël me Al Nassr e Cristiano Ronaldon në mision drejt titullit kampion.

Formula 1 do të rindezë motorët me garat e Miami-t dhe Kanadasë, ndërsa Moto GP do të zbarkojë në pistat e Francës, Katalonjës e Italisë gjatë këtij muaji.

Finalet e Madridit nisin muajin maj për botën e tenisit, që do të vazhdojë më tej me turneun fenomenal të Romës. Emocionet do të vijojnë edhe me NBA, UFC dhe me Volejbollin.

Edicioni i Turit të 83 Ciklistik i Shqipërisë zbarkon në SuperSport, ku në datat 18 deri më 22 maj do të mbledhë 20 skuadra elitare nga Ballkani dhe Europa, për një kartolinë të vërtetë të këtij sporti e gjithashtu edhe për vendin tonë.

Në muaj finalesh. Një muaj emocionesh ekstreme e spektakolare, një muaj ku historia shkruhet çdo ditë.

Të gjitha në paketën sportive më të pasur në vend vetëm në DigitAlb. Vizito tani faqen zyrtare www.digitalb.al, abonohu në Premium në DigitAlb me ulje deri në 10 mijë lekë dhe shiko gjithçka.