Mon, May 4, 2026

Dy javë të mbetura, kampionët bëjnë tifo për Dinamon ndaj Partizanit

Dy javë të mbetura, kampionët bëjnë tifo për Dinamon ndaj Partizanit
  • PublishedMay 4, 2026

Superiorja do të zhvillojë këtë javë edhe dy ndeshjet e fundit për sa i përket sezonit të rregullt. Sa i përket “Final 4”, është vetëm një vend i lirë dhe aktualisht, Dinamo dhe Partizani po luftojnë për këtë vend, me Dinamon që kryeson me 3 pikë më shumë se të kuqtë.

Ndeshja e radhës për Dinamon është ndaj Vorës ndërkohë që Partizani do të përballet me Egnatian në transfertë. Këta të fundit, në fakt çuditërisht janë të detyruar që të bëjnë tifoz për Dinamon dhe të shpresojnë që këta të arrijnë në “Final 4”.

Nëse Dinamo arrin të sigurojë vendin e katërt, atëherë Egnatia dhe Dinamo sigurojnë kualifikimin në Europë, në të kundërt Partizani mund të hyjë në garë për të zënë një vend duke qenë se vendi tjetër zihet nga fituesi i Kupës.