Mon, May 4, 2026

VIDEO/ Skandali në Korçë, lojtarët e Laçit sulmohen gjatë festës

VIDEO/ Skandali në Korçë, lojtarët e Laçit sulmohen gjatë festës
  • PublishedMay 4, 2026

Laçi ia doli që të fitonte 0-1 ndaj Skënderbeut në Korçë, duke fituar kështu titullin kampion në Kategorinë e Parë. Takimi u vendos nga një gol i Kurtit, në fundin e takimit. Pas sfidës, disa tifozë të Skënderbeut u futën në fushë, për të sulmuar me sende lojtarët dhe stafin e kurbinasve.

Gjithsesi, situata u qetësua pas disa minutash. Laçi mbylli sezonin në krye me 79 pikë, ndërsa Skënderbeu dy pikë më pak.