Baçi dhe Noizy paraqiten në GJKKO, dëshmi për tritolin
Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur shqiptar Noizy është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrrupsion. Pak minuta më pas është paraqitur edhe vetë Noizy.
Mësohet se ai është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.
Ata do të dëshmojnë lidhur me një sasi tritoli që atyre u është vendosur në biznes.
