A ka ikur nga pankina e Superiores? Trajneri takohet me lojtarët në fund të ndeshjes
Bylisi mori një fitore të rëndësishme kundër Elbasanit dhe aktualisht ndodhet në vendin e 7-të, teksa ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit.
Burime pranë “Panorama Sport” pohojnë se pas sfidës trajneri Mirel Josa është takuar me të gjithë lojtarët. Nuk dihet ende nëse ka qenë thjesht një takim miqësor për fitoren, apo nëse është larguar nga stoli ballshiot një javë para fundit. Në orët në vijim gjithçka do të jetë më e qartë se çfarë ka ndodhur me 62-vjeçarin.
