Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër
Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Shendrit Lumi, ka folur për muzikën shqiptare dhe zhvillimet e saj gjatë një interviste në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Ai vlerësoi lart grupin “West Side Family”, duke u shprehur: “West Side Family si grup është grup i jashtëzakonshëm me muzikë që na kanë mbajtur gjallë shumë kohë.”
Megjithatë, sipas tij, pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, situata ka ndryshuar ndjeshëm në aspektin artistik dhe emocional të grupit.
Duke folur për tregun aktual muzikor, Lumi theksoi se gjeneratat e reja nuk kanë të njëjtën lidhje me artistët e vjetër. “Gjenerata e re nuk shkon më nëpër koncerte për të dëgjuar artistët e të shkuarës, Gen Z shkon me dëgju Kanye West, Travis Scott,” u shpreh ai.
Sipas tij, aktiviteti i sotëm i grupit lidhet më shumë me nostalgjinë sesa me ndikim të ri në treg. “Këta mund të bëjnë muzikë për të ushqyer atë fan base që e kanë, por për të krijuar të rinj… e shoh pak problematike në aspektin e zhvillimit,” shtoi ai gjatë intervistës.
Diskutimet e hapura nga kjo deklaratë pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa vëmendja mbetet te reagimet e mundshme nga pala tjetër.
