Wed, May 6, 2026

VIDEO/ PSG kryeson në pjesën e parë ndaj Bayern, skuadrat dhurojnë spektakël në Champions

VIDEO/ PSG kryeson në pjesën e parë ndaj Bayern, skuadrat dhurojnë spektakël në Champions
  • PublishedMay 6, 2026

Bayern 0-1 PSG

Emocione dhe spektakël në pjesën e parë të ndeshjes  së kthimit gjysmëfinale të Champions League mes Bayern dhe PSG. Në Mynih, parisienët kanë shënuar që në minutën e parë, me anë të Dembele. Ai shfrytëzoi në maksimum një asist të Kvaras nga krahët, për të dërguar topin në rrjetë.

Ekipi i Kompany iu afrua golit të barazimit me Olise dhe Diaz, duke shkaktuar drithërima në stadium. Vendasit pretenduan penallti për një prekje me dorë të Vitinhas, por arbitri nuk mendoi kështu.