VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League
Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë ndaj Bragës, Freiburg përmbys gjithçka dhe shkon në finale falë fitores 3-0 në Gjermani. Golat u realizuan nga Kubler (x2) dhe Manzambi, ndërsa Victor “tundi rrjetën” në krahun tjetër.
Aston Villa përmbys humbjen 1-0 ndaj Nottingham dhe kualifikohet në finale, pas suksesit 4-0 në Birmingham. Finalja Europa League mes Aston Villa dhe Freiburg do luhet me 20 maj.
