“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave
Botërori “FIFA2026” pritet të jetë unik, por në të njëjtën kohë edhe shumë i shtrenjtë për tifozët, kjo pasi një biletë për të parë SHBA në ndeshjen e parë debutuese, atë kundër Paraguait më 12 qershor, ka shkuar në 1 mijë dollar. Kjo është një shifër e lartë edhe për Donald Trump, me presidentin e SHBA që ndërhyri në një bisedë telefonike për New York Post: “Nuk isha në dijeni të kësaj shifre. Do të më pëlqente ta shihja në stadium, por nuk do të paguaja këtë shifër për të parë këtë ndeshje”, u shpreh fillimisht Trump.
SHBA do të luajë në stadiumin “SoFi” në Los Angeles përballë Paraguait, por çmimet e biletave po fluturojnë duke u bërë të pa përballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve të thjesht amerikan: “Nuk kam ende ndonjë njoftim zyrtar për këtë, por do të interesohem”, theksoi Trump.
Presidenti i SHBA ka shfaqur shqetësim edhe për faktin se “klasa punëtore”, ata që e kanë votuar nuk do të kenë mundësi të jenë prezent në stadium: “Do të më pëlqente që ata njerëz të cilët më besuan dhe më votuan të kishin mundësi të ishin në stadium, por me këto shifra është e pamundur”, u shpreh Trump i cili ndër të tjera shtoi se ky Botëror pritet të jetë i jashtëzakonshëm, impakti i të cilin në SHBA ka filluar të ndihet prej kohësh.
