Sat, May 9, 2026

Lirohet nga qelia Aurel Zarka, kryeprokurori i skandaleve

Lirohet nga qelia Aurel Zarka, kryeprokurori i skandaleve
  • PublishedMay 9, 2026

Lirohet nga qelia Aurel Zarka, kryeprokurori i skandaleve

Apeli i Posaçëm liron nga qelia ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili mbahej në burg që prej qershorit të vitit 2024, pasi ka shlyer dënimin.

Vendimi u dha nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pasi dëgjoi avokatin mbrojtës të Zarkës dhe prokurorin e çështjes, që kërkuan lirimin e tij nga qelia, vendosi të pranojë kërkesën.
Zarka u dënua me 4 vite burg për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” në çështjen e njohur si Toyota Yaris, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimi për dosjen e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.