Grupi nga Nikla gjobë biznemenit në Francë! E rrahin me çekiç
Grupi nga Nikla gjobë biznemenit në Francë! E rrahin me çekiç
Një sulm me armë të ftohta ndaj një biznesmeni shqiptar ka ndodhur mesnatën e 9 majit në zonën Lyon 9 në Francë. Shkak i sulmit është bërë rezistenca e pronarit shqiptar të një bar-kafeje në Lyon për të mos paguar gjobën e vendosur nga disa shtetas që, sipas dëshmitarëve, janë nga Nikla.
Agresorët janë shfaqur te lokali i viktimës, i cili ka mbetur i plagosur me çekiçë dhe armë të ftohta. Biznesmeni shqiptar është vetëmbrojtur me një thikë që ndodhej në lokalin, i cili punohet nga familjarët e tij.
Shqiptari dhe shoku i tij, që ka qenë prezent në ngjarje, kanë mbetur të plagosur dhe janë shoqëruar në spital, ku ditën e sotme, pas marrjes së mjekimit, janë shoqëruar në komisariatin e policisë për të dhënë deklarimet përkatëse.
Ndërkohë, agresorët që, sipas dëshmitarëve, janë anëtarë të bandës së Niklës, janë larguar në drejtim të paditur.
Policia Franceze ka nisur hetimet si dhe po bashkëpunon me Policin Shqiptare për identifikimin dhe lokalizimim e agresorve.
