Sun, May 10, 2026

Dhunohet barbarisht ish-kreu i PD në Lezhë Sokol Toma, autorët i kafshojnë dhe i këpusin veshin

Dhunohet barbarisht ish-kreu i PD në Lezhë Sokol Toma, autorët i kafshojnë dhe i këpusin veshin
  • PublishedMay 10, 2026

Dhunohet barbarisht ish-kreu i PD në Lezhë Sokol Toma, autorët i kafshojnë dhe i këpusin veshin

Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij si ndërtues pallatesh.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve, 53-vjeçari ndodhet në monitorim intensiv te Trauma me lëndime të rënda pasi i kanë thyer këmbën dhe prerë një pjesë të veshit. Sipas mjekëve, ai është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku sipas dëshmisë së tij, po kthehej nga Tirana për në Lezhë. Dhunuesit, të maskuar dhe ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën, e kanë goditur me sende të forta dhe pastaj janë larguar, ka deklaruar ai. Gjithashtu, i kanë marrë edhe celularin.

Pas ngjarjes,Toma u konstatua në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij si ndërtues pallatesh.