Xheneta paralajmëron Gjestin: Nuk është nevoja t’i shkruash shoqeve të mia
Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht ndaj Gjestit, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Loredana Bratin. Sipas modeles nga Kosova, mes Gjestit dhe ish-banores së Big Brother VIP Albania 4 mund të ketë diçka më shumë, ndonëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Situata është tensionuar edhe më tej pasi janë përfolur disa mesazhe, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në prishjen e raportit mes Xhenetës dhe Loredanës, me të cilën ajo kishte një marrëdhënie të afërt.
E ftuar në emisionin “E diell”, Xheneta nuk i kurseu fjalët, duke i dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Gjestit:
“Kohën që ia kushton duke u shkruar shoqeve të mia, më mirë të fokusohet te vajzat e tjera. Nuk është e nevojshme t’u shkruajë pikërisht atyre me të cilat unë shoqërohem, sepse unë i shoh të gjitha dhe i kam të gjitha ‘screenshot’-et.”
Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti i kanë dhënë fund raportit të tyre që gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, megjithatë dinamika mes tyre vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve në publik.
Nga ana tjeter, nuk ka pasur asnje reagim nga Gjesti apo nga vete Loredana per kete ceshtje e cila ka marre vemendje te madhe ne rrjet.
