100 paraqitje me Widzew Lodz, ndeshje speciale për mesfushorin e kombëtares
Juljan Shehu shkon në kuotën e 100 ndeshjeve me fanellën e Widzew Lodz në Poloni. Në fjalën e tij pas ndeshjes me Lecchia Gdnask, mesfushori i kombëtares u shpreh i lumtur.
“I nderuar dhe mirënjohës që kam luajtur 100 ndeshje për Widzew Łódź. Një moment vërtet i veçantë me këtë klub të mrekullueshëm që do të thotë kaq shumë për mua. Faleminderit shokëve të mi të ekipit, stafit dhe veçanërisht tifozëve të jashtëzakonshëm për mbështetjen, pasionin dhe energjinë e palëkundur në çdo moment”, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale.
