Tare drejt largimit nga Milani? Fituesi i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert drejtuesit shqiptar
Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë sjellë kaos në radhët e klubit ku mendohet se pronari, Xherri Kardinale, po mendon që të bëjë revolucion të plotë.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për lojtarë, por edhe në sferat drejtuese, duke filluar nga trajnerit për të vazhduar tek administratori. Dhe kjo valë mund të përfshijë edhe Igli Taren, i cili iu bashkua vetëm verën e kaluar kuqezinjve.
Por për drejtuesin shqiptar, mund të hapet menjëherë një tjetër derë e rëndësishme në futbollin italian. Klubi i Napolit, nuk ka të sigurt qëndrimin e drejtorit sportiv Xhovani Mana, i cili kërkohet me ngulm nga Roma. Kësisoj, skuadra e cila u shpall dy herë kampione në vitet e fundit në Serinë A, ka hedhur sytë nga Tare si një opsion i parë, nëse si napolitanët, ashtu edhe Milani, do të vendosin që të bëjnë ndryshimin e drejtorëve sportivë gjatë kësaj vere.
