Tue, May 12, 2026

EKSKLUZIVE/ Granit Pepnikaj sërish në “lupën” e autoriteteve, kontrollohen banesat

EKSKLUZIVE/ Granit Pepnikaj sërish në “lupën” e autoriteteve, kontrollohen banesat
  • PublishedMay 12, 2026

Granit Pepnikaj sërish në “lupën” e autoriteteve, kontrollohen banesat

TIRANË – Emri i Granit Pepnikajt është rikthyer sërish në fokusin e autoriteteve, pasi së fundmi janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente që dyshohet se lidhen me të, në kuadër të një hetimi në vijim.

Kjo nuk është hera e parë që Pepnikaj përmendet në dosje hetimore. Vetëm pak javë më parë, emri i tij doli në një operacion të gjerë policor në Tiranë, ku u goditën disa qendra call center të dyshuara për mashtrim ndaj qytetarëve europianë përmes investimeve false online. Sipas raportimeve mediatike, Granit Pepnikaj dhe bashkëshortja e tij, Anisa Kunxhiu Pepnikaj, u përmendën si persona të dyshuar me rol kyç në organizimin dhe menaxhimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan qindra pajisje elektronike dhe një shumë të konsiderueshme parash. 

Burime jozyrtare bëjnë me dije se kontrollet e fundit mund të lidhen me zgjerimin e hetimeve të nisura më herët, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me një reagim zyrtar për detaje të mëtejshme. Deri tani nuk ka informacion nëse janë kryer shoqërime apo masa të reja procedurale.