Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër
Xherdan Shaqiri është vlerësuar si lojtari më efikas në Zvicër në këtë sezon. Lojtari shqiptar i Basel, ka kontribuar drejtpërdrejt në pothuajse 40% të golave të ekipit.
“Këtë edicion, ish-lojtari i përfaqësueses zvicerane ka ndihmuar Baselin t’i fitojë 21 pikë, duke kontribuar drejtpërdrejt në pothuajse 40% të golave të ekipit. Ky është bilanci më i mirë në ligë”, shkruan “kicker.ch” të mërkurën. Në këtë edicion, Shaqiri në kampionat ka shënuar 11 gola dh ka dhuruar 10 asiste.

