Dy gola dhe assist, Leo Messi “shpërthen” në MLS (VIDEO)
Leo Messi është rikthyer në versionin e tij më të mirë, me legjendën argjentinase që po dhuron spektakël në MLS. Kapiteni i Inter Miami realizoi një “dopietë” dhe dhuroi një assist në suksesin 5-3 që ekipi i tij arriti në transfertë përballë FC Cincinnati.
Falë kësaj “dopjete”, Messi ngjitet në kuotën e 11 gola golave, plus 4 assiste në 13 ndeshje.
Forma shumë e mirë e Leo Messit është një lajm i shkëlqyer edhe për përfaqësuesen Argjentinase që në Botëror shkojnë me statusin e kampionëve në fuqi, ndërsa shpresojnë që kapiteni t’i udhëheq edhe një herë në Botërorin e tij të fundit në karrierë.
