Liverpool/ Qëndrim apo largim i Slot, trajneri s’ka dilema
Arne Slot do të qëndrojë te Liverpool edhe sezonin e ardhshëm. Vetë trajneri holandez deklaroi sot se ka çdo arsye për të besuar që do të vazhdojë në stolin e klubit, pavarësisht kritikave dhe rezultateve jo të mira këtë sezon.
“Kur një klub ose një trajner nuk po kalon sezonin e tij më të mirë, është normale që të lindë një debat. Nuk ndodh vetëm te Liverpool, por kudo në botë. Ky është realiteti i ri i futbollit. Nuk më takon mua të gjykoj kritikët e mi, të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre”.
“Kam kontratë dhe ndihem pjesë e projektit” – Kur u pyet nëse mund ta garantonte kategorikisht qëndrueshmërinë e tij, Slot u përgjigj me kujdes, por me shumë besim: “Nuk varet vetëm nga unë, por kam çdo arsye të besoj se do të jem ende menaxher i Liverpoolit sezonin e ardhshëm. Kam një kontratë deri në vitin 2027, dhe nga ajo që ka dalë nga bisedat me klubin, ky është besimi im”.
