Policia dhe RENEA në kërkim të Elson Reçit, realizojnë kontrolle në shtëpinë e tij në Mirditë
Që nga orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit së bashku me forcat RENEA kanë realizuar një sërë kontrollesh në Mirditë.
Ky aksion u ndërmor pas informacioneve që sugjeronin se në territorin shqiptar mund të ishte hyrë Elson Reçi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK që nga data 15 maj 2024.
Policia ka bërë kontrolle në shtëpinë e tij në Mirditë, si dhe në disa ambiente të tjera, por nuk arriti të gjente Reçin. Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo Elson Reçi.
Elson Reçi akuzohet nga SPAK për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për realizimin e vrasjes së Preng Gjinit. Ai është nipi i Kastriot Reçit, i cili u vra me snajper në Rrëshen më 7 janar 2020.
