Fri, May 15, 2026

Bayern Mynih në sulm për Gordon, Newcastle i vendos çmim

Bayern Mynih në sulm për Gordon, Newcastle i vendos çmim
  • PublishedMay 15, 2026

Në shtëpinë e Bayern Munich ka nisur puna prej kohësh për të projektuar sezonin e ri, ku dy prioritet kryesore janë rinovimi i kontratës me Harry Kane dhe Manuel Neuer. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Bayern janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Anthony Gordon. Sipas Bild, Bayern ka gjetur akordin total me sulmuesin anglez, por duhet të gjejnë edhe një akord ekonomik me ekipin e Newcastle.

Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, “qymyrxhinjtë” vlerëson kartonin e Gordon me 90 milionë euro, por kjo konsiderohet një shifër e lartë nga ana e Bayern, me këta të fundit që nuk dëshirojnë të investojnë më shumë se 60 milionë euro. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e madhe, por drejtuesit e Bayern shpresojnë që dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Gjermani të bëjë diferencën në këtë pikë, në mënyrë që Newcastle të ul pretendimet.

Pengesë për Bayern është konkurrenca e fortë pasi për Anthony Gordon interesohen disa ekipe të mëdha në Premier League, ekipe si Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Man.City, por interesim konkret ka shfaqur edhe Barcelona. Transferimi i mundshëm i Gordon në Mynih do të ndryshonte balancat në fazën sulmuese, pasi lojtarë si Gnabry apo Musiola do të humbasin kuota në formacionin titullar.