Fri, May 15, 2026

Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë

Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë
  • PublishedMay 15, 2026

Telashe me kredinë, Influencerja akuza të forta ndaj NOA: Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë

////

Influecierja, Englantina Shkurta ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ngre pretendime dhe shqetësime ndaj institucionit financiar NOA, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me dokumentacionin e kredive.

Sipas Shkurtës, qytetarët duhet të sigurohen që të marrin gjithmonë kontratën apo dokumentin zyrtar të mbylljes së kredisë, pasi – sipas pretendimeve të saj – mund të lindin probleme edhe pasi kredia konsiderohet e shlyer.

Në videon e publikuar, ajo shprehet:

“E di ku ta bëjnë hilen? Në fund kur ti kujton se e ke paguar kredinë. Ata të mbajnë ndonjë 100 gjasme pa paguar. Dhe nuk ta japin kontratën që ti të mos e gjesh.”

Shkurta pretendon gjithashtu se zyrat e institucionit janë mbyllur ose ndryshojnë shpesh adresë, duke ngritur pikëpyetje dhe shqetësime për aksesin e qytetarëve.

Deri tani, nuk ka një reagim publik nga NOA lidhur me këto pretendime.

Kliko ketu per te pare video: (Instagram Video)