Sat, May 16, 2026

“Merr ose lërë”, Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin

“Merr ose lërë”, Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin
  • PublishedMay 16, 2026

“Merr ose lëre, zero skonto për Eresnt Muçin”. Serdal Adali, presidenti i Beshiktash është i prerë në këtë pikë. Çdo skuadër që kërkon kartonin e Ernest Muçit duhet të paguajë çmimin e fiksuar në klauzolë, 12 milionë euro. Në fakt, prej kohësh, aludohej se Trabzonspor duhet të paguante 8,5 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit kuqezi, por me sa duket kjo shifër nuk ka qenë e saktë.

Beshiktash e vlerëson me 12 milionë euro kartonin e yllit shqiptar, pikërisht kjo shumë ka stepur Trabzonspor, me këtë të fundit që prej kohësh kërkojnë skonto.

I paqartë në lidhje me të ardhmen e tij u shfaq edhe vetë Muçi, i pyetur pas ndeshjes kundër Gençlerbirliği ku realizoi një super gol duke i dhuruar ekipit të tij një biletë për në finalen e Kupës së Turqisë.

E vetmja gjë e sigurt është se dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Trabzon. Palët kanë kohë deri më 20 maj për të gjetur një akord final, pas kësaj date nëse Trabzonspor nuk paguan 12 milionë euro, Muçi do të rikthehej edhe një herë në Stamboll, te Beshiktash, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.