Merr fund lidhja mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit?
Duket se historia e dashurisë mes Sara Hoxha dhe Erik Fullani ka marrë fund. Pas më shumë se një viti që u komentuan gjerësisht për romancën e tyre, dyshja thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes në heshtje.
Ndarja nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit dhe mediat rozë, pasi detaji që ka ngritur dyshimet më të forta lidhet me rrjetet sociale. Sara dhe Eriku nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa kanë zhdukur edhe gjurmët e përbashkëta nga profilet e tyre, një veprim që shpesh interpretohet si konfirmim i një ndarjeje.
![]()

Edhe gjatë kohës që ishin bashkë, çifti zgjodhi të qëndronte larg ekspozimit publik. Ndonëse emrat e tyre përmendeshin shpesh në media dhe çdo dalje e tyre tërhiqte vëmendje, ata preferuan ta mbanin romancën private dhe pa deklarata publike.
Kjo qasje duket se po vazhdon edhe pas ndarjes, pasi asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me raportimet për fundin e marrëdhënies. Deri më tani, Sara dhe Erik Fullani kanë zgjedhur heshtjen, duke mos dhënë asnjë koment për atë që po qarkullon në rrjet.
Historia e tyre e dashurisë kishte ngjallur interes të madh në publik që prej momentit kur u zbuluan bashkë për herë të parë, por mesa duket, romanca e tyre ka përfunduar larg zhurmës dhe vëmendjes mediatike.
