Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Shkozës, ku mbeti i plagosur një efektiv i Policisë së Tiranës.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor, ekzistojnë dyshime se në episodin e armatosur mund të kenë qenë të përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë të ndryshme. Hetuesit po verifikojnë informacionet paraprake sipas të cilave njëri prej të dyshuarve mund të ketë përdorur një armë automatike të tipit kallashnikov, ndërsa tjetri një pistoletë.
Efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku, raportohet se ka marrë dy plagë gjatë incidentit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Burime jozyrtare bëjnë me dije gjithashtu se po hetohet edhe mundësia që efektivi të ketë qenë i pajisur me armën e shërbimit në momentin e ngjarjes. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse arma është përdorur apo nëse ka pasur shkëmbim zjarri.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe motivet që çuan në përplasjen e armatosur.
