Nga një skuadër anonime, deri në pjesëmarrjen për herë të parë në Bundesligë, Elversberg shkruan historinë e futbollit gjerman
Elversberg shkruan historinë në futbollin gjerman. Skuadra që deri pak vite më parë ishte një emër anonym, duke luajtur në ligat më të ulëta të futbollit gjerman, nga sezoni i ardhshëm do të jetë për here të pare pjesë e Bundesligës. Triumfi në ndeshjen e fundit 3-0 nga Mynster, bëri që Elversberg të siguronte vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të kategosisë së dytë gjermane, duke siguruar automatikisht ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.
Historia e Elversberg nisi në sezonin 2021-2022, ku arriti të siguronte pjesëmarrjen në kategorinë e 3 dhe më pas kjo skuadër regjistroi vetëm suksese duke bërë të mundur realizimin e një ëndrre të jashtëzakonshme, për një skuadër dhe një qytet të vogër, por që nga sezoni i ardhshëm do të jetë një realitet i bukur në Bundesligë.
