Tue, May 19, 2026

“Miku im De Biasi më ka këshilluar që…”/ Trajneri i ri i kombëtares shqiptare tregon ‘ilaçin’ për rezultate të larta: Ëndrra ime dhe e shqiptarëve, Botërori!

“Miku im De Biasi më ka këshilluar që…”/ Trajneri i ri i kombëtares shqiptare tregon ‘ilaçin’ për rezultate të larta: Ëndrra ime dhe e shqiptarëve, Botërori!
  • PublishedMay 19, 2026

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran në një konferencë për mediat, gjatë prezantimit të tij premtoi se do të bëjë shumë për ekipin shqiptar. Gjatë konferencës, trajneri i ri theksoi se ëndrra e tij siç është edhe e shqiptarëve është të çojë Shqipërinë në botëror.

Ai theksoi se njeh shumë prej futbollistëve shqiptarë, ndërsa shtoi se miku i tij, Gianni De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve, i ka dhënë shumë këshilla.

“Shumë lojtarë i njoh, se shoh futboll. I kam parë ndeshjet e Shqipërisë, i kam riparë disa prej tyre. Kam folur me De Biasi-n, se përveçse është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë. E di çfarë ka bërë ai. Më ka dhënë disa konsiderata, që do t’i përfaqësojë. Janë kushtet dhe mundësitë për t’ia dalë, nuk do të jetë e lehtë, por ka mundësi. Me ato çfarë ju keni, ne do të bëjmë gjëra më tepër, që në kartë do të jenë më konkurruese. Duhet të arrijmë shumë. Momentalisht është ëndrra ime është të çoj Shqipërinë në botëror, pra jo vetëm ëndrra ime por edhe e juaja. Duhet të jemi një grup i bashkuar. Me një grup të bashkuar dhe me pak fat sigurisht kjo gjë mund të arrihet.”, tha ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai vlerësoi skuadrën, ndërsa nënvizoi se ka disa veçanti me të cilat do të duhet të punojë.

“Është gjëja e parë për të cilin kemi folur sepse nëse dua të mirë këtë skuadër kam nevojë për të jetuar këtu. Dhe është mirë që të jem këtu. Përpara se unë t’i stërvis nuk bëj dot një vlerësim por mendoj që është një skuadër me karakteristika shumë të mira, por mendoj që lojtarët duhet të jenë funksional në të qënurit e lojës dhe të jenë bashkë. Nuk jap dot një vlerësim të caktuar, por ka disa veçanti të skuadrës me të cilën mund të punojmë. Ky mozaik mund të formësohet shumë mirë. Unë besoj  se të fitosh të ndihmon ajo është rruga për të arritur dhe ecur përpara.”, tha Mara.