Inter në kërkim të pasuesit të Sommer në portë, zikaltrit do të ndjekin nga afër finalen e Europa League, zbulohet arsyeja
Në letër, Aston Villa shihet si favorite ndaj Freiburgut në finalen e Europa League që luhet më 20 maj në Stamboll, në stadiumin e Besiktas. Por ndeshjet e tilla shpesh vendosen nga detajet dhe nga protagonistët e veçantë.
Një prej tyre është portieri i Freiburgut, Noah Atubolu, i cili është kthyer në një nga emrat më interesantë të Bundesligës. Titullar që nga sezoni 2023-24, ai është dalluar për sigurinë mes shtyllave dhe sidomos për aftësinë e tij në pritjen e penalltive, ku ka arritur një seri prej pesë penalltish të ndaluara radhazi.
23-vjeçari gjerman, i lindur në Freiburg nga prindër me origjinë nigeriane, ka kaluar të gjithë rrugëtimin e tij te akademia e klubit dhe është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën. Ai ka vendosur edhe një rekord të rëndësishëm pa pësuar gol prej 609 minutash në Bundesliga.
Atubolu, i krahasuar shpesh me Manuel Neuer për stilin e lojës dhe daljet nga porta, është gjithashtu i përfshirë në ndërtimin e aksioneve me këmbë, sipas filozofisë së trajnerit të Freiburgut.
Finalja në Stamboll shihet si një provë e madhe për të, në një moment kur mbi të ka edhe interes nga klube të mëdha europiane, përfshirë Interin, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur.
