Tue, May 19, 2026

Amadeo Mhill Fufi dhe Leonard Dema tentojnë të shypin Operacionalen! Një i plagosur me armë

Amadeo Mhill Fufi dhe Leonard Dema tentojnë të shypin Operacionalen! Një i plagosur me armë
  • PublishedMay 19, 2026

Amadeo Mhill Fufi dhe Leonard Dema tentojnë të shypin Operacionalen! Një i plagosur me armë

Një operacion i policisë në Mamurras ka rezultuar në plagosjen e një të shpalluri në kërkim. Leonard Dema, i cili ndodhej në automjet bashkë me një tjetër, ka tentuar të përplasë me automjet efektivët e Operacionales duke iu rrezikuar jetën.

23-vjeçari është plagosur gjatë neutralizimit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Dema është dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

28-vjeçari Amadeo Mhill Fufi që shoqëronte Demën, u ka drejtuar efektivëve pistoletën. Në kushte vetëmbrojtjeje, këta të fundit kanë qëlluar duke plagosur 23-vjeçarin.

Arma është sekuestruar dhe shoku i Demës është arrestuar.

Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

Njoftimi:

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas.

Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur.

Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.

Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.