Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”
Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”
SORI-AL, kompania e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani, furnizon Akademinë e Sigurisë prej shtatë vitesh. Pas rastit të helimit të studentëve të Akademisë, Boldnews.al raportoi se nga viti 2019 deri sot, kjo dyshe ka përfituar tre kontrata rresht, pa garë, pa konkurrencë, me një rritje prej 70 për qind të tarifës mujore.
Pas masës së bllokimit të aktivitetit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kompania SORI AL kundërshtoi pretendimet për helmim ushqimor duke deklaruar se diagnoza është cilësuar si “gastroenterit akut i dyshuar”.
Ndërkohë ditën e sotme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”.
Sipas AKU-së, janë marrë mostra për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë. Analizat janë kryer në laboratorin e Referencës ISUV dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
“Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura.
