Wed, May 20, 2026

Pse John Travolta vendosi të ndryshojë stilin në Festivalin e Cannes?

Pse John Travolta vendosi të ndryshojë stilin në Festivalin e Cannes?
  • PublishedMay 20, 2026

John Travolta ka zbuluar më në fund arsyen pse vendosi të shfaqej me beretë në Festivalin e Filmit në Cannes, një look që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe nxiti reagime të shumta online.

Aktori 72-vjeçar, i cili këtë vit bëri debutimin e tij si regjisor me filmin “Propeller One-Way Night Coach”, tha se dëshironte të krijonte një imazh ndryshe nga ai që publiku është mësuar të shohë prej dekadash.

Në një intervistë për emisionin “Today”, Travolta shpjegoi se pas më shumë se 50 vitesh në evente dhe tapete të kuqe, ndiente se çdo paraqitje e tij dukej e njëjtë.

“Shikoja fotot dhe mendoja: ‘Çfarë viti ishte ky? Për cilin film ishte?’ Pastaj i thashë vetes: ‘Tani jam regjisor, jo aktor’”, tregoi ai.

Sipas Travoltës, ideja për beretën erdhi pasi kërkoi në internet stilin karakteristik të regjisorëve të njohur. “Pashë se shumë regjisorë mbanin beretë dhe mendova: ‘Do të paraqitem si regjisor’”, tha aktori.

Momenti mori edhe më shumë vëmendje kur meteorologu i njohur i “Today Show”, Al Roker, vendosi ta imitonte live në transmetim, duke u shfaqur me një beretë të bardhë gjatë parashikimit të motit.

Travolta u surprizua dhe reagoi me humor: “Shkëlqyeshëm, Al! Vazhdo kështu”.

Aktori ndodhet në një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij, pasi së fundmi u nderua edhe me çmimin Honorary Palme d’Or në Cannes. Filmi i tij i ri do të publikohet globalisht në Apple TV më 29 maj.