Wed, May 20, 2026

Monika Kryemadhi: Mateo dhe Brikena do të ndahen

Monika Kryemadhi: Mateo dhe Brikena do të ndahen
  • PublishedMay 20, 2026

E ftuar në një intervistë televizive në emisionin “Andale”, Monika Kryemadhi ka folur për eksperiencën e saj si analiste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, duke bërë deklarata të drejtpërdrejta për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, ajo u përball me një pyetje pikante: cili çift mendon se nuk do të zgjasë pas përfundimit të spektaklit. Pa hezitim, Kryemadhi përmendi dy ish-banorë, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e lidhjes mes Mateo dhe Brikena. “Mateo dhe Brikena do ndahen”.

Sipas saj, raporti mes tyre ka qenë më shumë pjesë e lojës sesa një ndjenjë e vërtetë, duke shprehur dyshimin se lidhja është ndërtuar nën presionin e kamerave dhe dinamikës së reality show-t.

“Kam qenë skeptike për këtë çift që në fillim. Nuk e kam besuar që Mateo kishte ndjenja të sinqerta për Brikenën. Më është dukur sikur ai e përdori më shumë si pjesë të lojës,” është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ajo shtoi gjithashtu se Brikena mund të ketë investuar më shumë emocionalisht në këtë raport, ndërsa Mateo, sipas saj, nuk ka pasur të njëjtin intensitet ndjenjash.

Deklarata e Kryemadhit ka ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje diskutimet për marrëdhëniet e krijuara brenda reality show-ve dhe sa reale janë ato jashtë kamerave.