Wed, May 20, 2026

Pas ndarjes nga Pete Davidson, Elsie Hewitt shpërthen në rrjete sociale: Po e rris vajzën vetë

Pas ndarjes nga Pete Davidson, Elsie Hewitt shpërthen në rrjete sociale: Po e rris vajzën vetë
  • PublishedMay 20, 2026

Elsie Hewitt ka folur hapur për vështirësitë që po përjeton pas ndarjes nga Pete Davidson, duke treguar se po kujdeset pothuajse e vetme për vajzën e tyre të vogël.

Në një video të publikuar në TikTok më 16 maj, modelja dhe aktorja u shfaq e lodhur emocionalisht teksa fliste për sfidat e mëmësisë dhe jetës së përditshme. “Kam një bebe për të rritur dhe më duhet gjithashtu të punoj e të fitoj para. Po e bëj vetë dhe është e vështirë,” u shpreh ajo.

Elsie tregoi se nuk e kishte imagjinuar se do t’i duhej të mbante e vetme gjithë barrën emocionale dhe përgjegjësitë që sjell rritja e një fëmije.

Megjithatë, një burim pranë Pete Davidson reagoi ndaj deklaratave të saj, duke i kundërshtuar ato. Sipas burimit, komediani vazhdon të jetë shumë i pranishëm në jetën e vajzës së tyre pesëmuajshe, Scottie Rose, dhe mbulon shpenzimet financiare të Elsie Hewitt, përfshirë qiranë dhe sigurimin shëndetësor.

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt u lidhën romantikisht në mars të vitit 2025 dhe pak muaj më vonë zbuluan se po prisnin fëmijën e tyre të parë. Vajza e tyre, Scottie Rose, erdhi në jetë më 12 dhjetor 2025.

Çifti kishte folur edhe për plane martese në fillim të këtij viti, por në muajin maj nisën raportimet për ndarjen e tyre.