Përjashtohet nga radhët e policisë Ulian Shpataraku
Ulian Shpataraku përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit!
Sipas informacioneve të siguruara nga burime të sigurta, Ulian Shpataraku është përjashtuar nga radhët e Policia e Shtetit.
Shpataraku më herët ka mbajtur detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Burime bëjnë me dije se fillimisht ai u pezullua nga detyra më 4 mars 2026, me urdhër të drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Raportohet se shkaku i pezullimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, tashmë është marrë edhe vendimi për përjashtimin përfundimtar të Shpatarakut nga radhët e uniformave blu.
