Thu, May 21, 2026

EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin

EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin
  • PublishedMay 21, 2026

EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin

Gjykata e Durrësit caktoi të mërkurën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili, në fundjavë, në gjendje të dehur, goditi me makinë automjetin e policisë, në tentativë për t’u larguar.

Avokati mbrojtës, Vladimir Skënderi, tha se 44-vjeçari e ka përsëritur veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur edhe dy muaj më parë dhe i ishte caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. Në gjykatë, ai e ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur edhe pendesë.

InfoNews ka siguruar detaje tronditëse të asaj çka ndodhi mr Rezaet Abazajn në Durrë në zonën ku disa ditë më parë dy fëmijë humbën jetën për shkak të një aksidenti tragjik nga një shofer i dehur.

InfoNews mëson se shoferi nuk ka qënë kurrë i pajisur me një leje drejtimi për automjetet. Punonjësit e policisë kanë theksuar se lagjia ishte e mbushur me fëmijë që loznin dhe ky mjet bënte lëvizje të gabuara.

Sipas referimit nga Policia Rrugore, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 majit, në zonën e Lagjes nr.17/1, ku efektivët po ushtronin kontrolle për testimin e alkoolit te drejtuesit e mjeteve. Gjatë shërbimit, policia ka konstatuar një automjet tip “Ford Focus”, gri dhe pa targa, që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të çrregullt.

Pavarësisht sinjalit për ndalim, drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë, por shtoi shpejtësinë duke tentuar t’i shpëtojë kontrollit. Pas disa minutash ndjekjeje në rrugën “Nikolin Xhoja”, automjeti u ndal për pak çaste, por sipas policisë, drejtuesi tentoi sërish të largohej, duke rrezikuar edhe një efektiv policie që ishte afruar për komunikim.

Sipas dëshmisë së efektivëve, drejtuesi i mjetit ka përplasur me forcë automjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe lëndime te një punonjës policie. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, i dyshuari është neutralizuar dhe prangosur.

Testi i alkoolit rezultoi pozitiv, ku shtetasi Rezart Abazaj kishte 1.4 mg/l alkool në testin e parë dhe 1.35 mg/l në të dytin. Po ashtu, verifikimet në sistemin E-gjoba dhe vetëdeklarimi i tij zbuluan se ai nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, duke rënduar më tej situatën ligjore të tij.