Finalja e Ligës së Konferencës, dueli i ekipeve fillestare ku Ivan Balliu mund të bëhet pjesë e historisë
Cristal Palace-Rajo Vallecano do të diskutojnë finale e Konferenc Liges 6 ditë më pas në Laipsig. Do të jetë një ndeshje ku historia do të shkruhet, Krisëll Pallas kërkon të bëhet klubi i parë londinez që fi ton këtë trofe, ndërsa Rajo Vajekano synon të sjellë për herë të parë një kupë europiane në Vajekas. Një duel mes ambicies dhe ëndrrës, ku çdo gol mund të jetë i pavdekshëm.
Dy skuadra që nuk kanë qenë kurrë në këtë nivel, do të kërkojnë të shkruajnë historinë e tyre në futbollin kontinental. Kristal Pallas, nën drejtimin e Oliver Glasner, ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Europë. Pas eliminimit të Shakhtar Donnjetsk në gjysmëfi nale me rezultat të përgjithshëm 5-2, londinezët treguan forcën e tyre sulmuese, ku Ismaila Sarr spikati si golashënuesi kryesor me 9 gola në këtë kompeticion. Pallas vjen nga një barazim 2-2 në Premier League ndaj Brentford, ku sërish Sarr dhe Uarton shënuan, por mbrojtja nuk arriti të ruajë avantazhin. Nga ana tjetër, Rajo e drejtuar nga Injigo Perez, ka qenë surpriza e madhe e këtij sezoni.
Madrilenët kaluan Strasburgun në gjysmëfi nale me rezultat 2-0, duke treguar disiplinë dhe efi kasitet. Portieri Augusto Bataja ka qenë një mur i vërtetë, ndërsa Serxhio Kamelo ka dhënë peshë në repartin ofensiv. Në kampionat, Rajo vjen nga një fi tore 2-0 ndaj Vijarreal, që ka rritur moralin e skuadrës para fi nales. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në Leipzig, me mijëra tifozë anglezë dhe spanjollë që do të mbushin stadiumin.
Krisëll Pallas shihet si favorit i lehtë, me probabilitet fi toreje rreth 48.7%, por Vajekano ka treguar shpirt gare dhe unitet që mund të përmbysin çdo parashikim. Dy skuadra që nuk kanë qenë kurrë më parë në një finale europiane, do të kërkojnë të shkruajnë kapitullin e tyre të artë në futbollin kontinental. Aglezët, nën drejtimin e Oliver Glasner, ka bërë një sezon të shkëlqyer në Europë. Përveç Sarr, mesfushori i ri Adam Uarton ka dhënë energji dhe kreativitet, duke u shndërruar në një element kyç për lojën e skuadrës. Nga ana tjetër, Rajo Vajekano, i drejtuar nga Íñigo Pérez, ka qenë surpriza e madhe e këtij sezoni. Krisëll Pallas kërkon të bëhet klubi i parë londinez që fi ton këtë trofe, ndërsa Rajo Vajekano synon të sjellë për herë të parë një kupë europiane në Vajecas. Një duel mes ambicies dhe ëndrrës, ku çdo gol mund të jetë i pavdekshëm.
