Fri, May 22, 2026

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…
  • PublishedMay 22, 2026

Dalja e Vanesës nga Ferma Vip dhe hyrja e Klevisës duket se kanë ndryshuar rjedhën e ngjarjeve në Ferma Vip.

Indri, i cili krijoi një raport me Vanesën, ka pasur ditët e fundit një afrimitet me Klevisën.

Gjatë orëve të fundit, ai ka kërkuar që ti shkruaj një letër Vanesës, por përmbajtja e saj nuk është bërë ende i ditur.

“Indri ka kërkuar të shkruaj një letër për Vanesën dhe kjo letër do të jetë publike për transparencë. Është një letër që vjen në një eksperimet, në një reality shoë. Këtë letër, ne ja kemi treguar Vanesës dhe e kemi ftuar që të vijë në program. Vanesa na ka kërkuar që ta presim deri të hënë. Dëshiron të presësh deri të hënë apo përmbajtjen e saj ta lexoj e ajo ta dëgjoj ku është”, tha Arbana.

Moderatorja e pyeti Indrin nëse do ta presë të hënën për të lexuar letrën, kur edhe Vanesa të jetë prezente në spektkël. Aktori u përgjigj:

“Lexoje e Vanesa ta dëgjojë. Publiku na ka ndjekur që prej fillimit dhe ka të drejtën të dijë përmbajtjen e letrës. Por nëse publiku do e marrë vesh, atëherë mund të presim edhe deri të hënë”.

Por kurioziteti për përmbajtjen e letrës është mjaft i lartë, jo vetëm për publikun, por edhe për opinionistët, të cilët këmbëngulën disa herë që të kontaktonin me Vanesën dhe të mësonin se çfarë shkruhej në të.

Mes batutash, Ermal Mamaqi tha: “Vanesa, ke dy orë kohë të vish në studio kudo që të jesh”.