SIGMA “fundoset” në dëmet e paguara, rënie dramatike me mbi 81%, humbet terren në treg
SIGMA “fundoset” në dëmet e paguara, rënie dramatike me mbi 81%, humbet terren në treg
SIGMA Vienna Insurance Group po përjeton një nga goditjet më të forta operative në tregun shqiptar të sigurimeve, të paktën sipas të dhënave të tabelës së publikuar ga AMF, për periudhën Janar–Prill 2025 krahasuar me Janar–Prill 2026.
Shifrat tregojnë një zhvillim alarmant: dëmet e paguara si sigurues i drejtpërdrejtë ranë nga: 7,436→1,393, ndërsa rënia vjetore rezulton: −81.27%
Kjo është rënia më e fortë ndër kompanitë kryesore të tregut.
Edhe më dramatike paraqitet humbja e peshës së tregut të SIGMA-s në pagesën e dëmeve. Kompania ka zbritur nga: 17.82%→3.75% brenda vetëm një viti. Praktikisht, SIGMA ka humbur mbi 14 pikë përqindje të tregut në dëmet e paguara, duke kaluar nga një nga aktorët kryesorë të tregut në një rol periferik.
SIGMA historikisht ka qenë shumë e ekspozuar te sigurimet motorike, segmenti që prodhon volumin më të madh të dëmeve. Nëse kompania ka humbur klientë ose ka reduktuar ekspozimin: automatikisht bien edhe dëmet e paguara.

