Konflikt me ndërtuesin? Hidhet tritol në një gropë pallati në Kamëz
Një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:40 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.
Sipas informacionit paraprak, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
