Mes emocioneve, Sara Gjordeni konfirmon lajmin e bukur
Ka nisur episodi i parë i sezonit të ri të “She’s on Top”, ku vajzat, tashmë zyrtarisht të prezantuara pas javës së kaluar, kanë hyrë në garën e shumëpritur mes tyre. Por përtej spektaklit dhe emocioneve të natës së parë, vëmendja u përqendrua tek moderatorja Sara Gjordeni, e cila ndau një lajm shumë personal dhe emocionues.
Pak çaste përpara se të ftonte konkurrentet në skenë, Sara mori vetëm 20 sekonda kohë për të zbuluar një lajm të ëmbël që surprizoi publikun: ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin e njohur Bardhi.
Ky moment u prit me shumë emocion, duke kthyer nisjen e spektaklit jo vetëm në një mbrëmje gare, por edhe në një moment të veçantë për jetën personale të moderatores.
Historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi në sytë e publikut gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother”, aty ku lidhja e tyre mori jetë dhe u kthye në një nga çiftet më të komentuara dhe të dashura për publikun shqiptar. Tashmë, familja e tyre pritet të zgjerohet sërish me ardhjen e një fëmije të dytë, duke e bërë këtë lajm edhe më të veçantë.
Ndërkohë, sezoni i ri i “She’s on Top” vjen nën moderimin e Sara Gjordenit, me një juri të përbërë nga Françeska Rustem dhe Niko Komani, ndërsa në episodin e parë të ftuar specialë ishin Brikena Selmani dhe Mateo Borri.
