Mon, May 25, 2026

Kendall Jenner kapet në momente romantike me Jacob Elordin në Montecito

Kendall Jenner kapet në momente romantike me Jacob Elordin në Montecito
  • PublishedMay 25, 2026

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi duket se po shijojnë në maksimum romancën e tyre, ndërsa paraqitja e fundit publike ka shtuar edhe më shumë dyshimet se lidhja mes tyre po bëhet serioze.

Modelja e famshme dhe aktori australian janë parë së fundmi në Montecito, Kaliforni, duke kaluar një mbrëmje të qetë në shoqërinë e miqve të tyre më të afërt. Sipas mediave amerikane, dyshja kishte organizuar një darkë private në një ambient larg vëmendjes së publikut, por nuk arritën t’u shpëtonin syve të paparacëve.

Burime pranë çiftit tregojnë se Kendall është shfaqur shumë e afërt me Jacob gjatë gjithë mbrëmjes. Ajo është parë duke e përqafuar, duke luajtur me flokët e tij dhe duke shkëmbyer momente të ëmbla që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen.

Edhe Jacob dukej tepër i lumtur pranë modeles, ndërsa të dy janë larguar bashkë në fund të darkës me të njëjtën makinë.

Kjo është hera e dytë që ata fotografohen së bashku brenda pak javësh, pas imazheve që bënë xhiron e rrjetit nga pushimet e tyre në Hawaii. Kujtojmë se ata janë parë edhe më herët në një “double date” me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, duke shtuar spekulimet për një romancë që tashmë duket më serioze se kurrë.