Jo vetëm në qarqe, por edhe në DPP! Drejtoritë që pritet të ndryshojnë, nga Neritan Nallbati te Aida Hajnaj, u skandon afati
Jo vetëm në qarqe, por edhe në DPP! Drejtoritë që pritet të ndryshojnë, nga Neritan Nallbati te Aida Hajnaj, u skandon afati
Janë bërë publikë emrat e disa prej kandidatëve që garojnë për drejtimin e qarqeve në Policinë e Shtetit, në kuadër të ndryshimeve të pritshme në strukturat drejtuese.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se gara është hapur për drejtimin e drejtorive vendore në Durrës, Fier, Kukës dhe Lezhë. Mes kandidatëve të përfolur janë: Adriatik Tafçiu, Arjanit Arapi, Artion Duka, Ermal Muçaj, Ervin Hodaj, Erzen Cera, Gjovalin Loka, Ndue Doçi, Xhevahir Karaj, Alfred Nomani, Alfred Elezi, Alket Shatro, Arben Nasufi, Ardrit Elmazi, Dashamir Spaho, Edvin Ndreu, Erion Ahmeti, Hergis Jica, Lorenc Shehu, Lorenc Meta dhe Ylli Doda.
Megjithatë, ndryshimet nuk pritet të kufizohen vetëm në nivel qarqesh. Lëvizje të rëndësishme mund të prekin edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku disa drejtues mbajnë poste prej disa vitesh dhe mandateve aktuale po u afrohet afati.
Vetëm dy vite pas miratimit të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e tij. Propozimet, të hartuara nga deputeti Bujar Rexha, synojnë një riformatim të sistemit të ngritjes në detyrë dhe organizimit strukturor të Policisë së Shtetit.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është heqja e procedurës së konkurrimit për postet kyçe drejtuese, si: zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, drejtori i departamentit, drejtori vendor dhe shefi i komisariatit. Sipas draftit, emërimet do të kryhen me urdhër të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm ose Ministrit të Brendshëm.
Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, sistemi aktual i konkurseve konsiderohet i dështuar, pasi ka krijuar burokraci dhe vonesa në funksionimin operacional të policisë.
Në këtë kontekst, priten ndryshime edhe në disa prej drejtorive kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit:
Departamenti për Policinë Kriminale
Drejtohet nga Neritan Nallbati, i cili mban postin e drejtorit që prej 1 gushtit 2022.Thënë ndryshe në muajin Gusht pritet të mbyllë edhe mandatin e plotë.
Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
Drejtohet nga Thodhori Gravani, i emëruar në këtë detyrë më 16 tetor 2024.
Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike
Në krye të tij është Dhimitraq Ziu, i emëruar në tetor 2025.
Departamenti për Teknologjinë e Informacionit
Drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila mban funksionin e drejtoreshës që nga viti 2026.
Me ndryshimet ligjore në horizont, pritet të shihet nëse emrat aktualë do të konfirmohen në detyrë apo do t’i hapet rrugë një vale të re emërimesh në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
